Bllokohen 26 ton mish pule nga Brazili, ishte me virusin salmonela

Një ngarkesë e madhe prej 26 tonësh me mish pule nga Brazili, ka rezultuar me përmbajtje të Salmonelës ka mbërritur edhe në Shqipëri. Para pak kohësh shpërtheu skandali i mishit i kalbur i pulës që vinte nga Brazili, ndërsa AKU bëri bllokimin e një sasie të madhi mishi pule deri në përgjigjen e analizave  prej  mostrave të marra nga këto  produkte.

Sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bën të ditur se ka bllokuar së fundmi këtë sasi mishi me salmonelë në pikën doganore të Durrësit.

Kjo ngarkesë me mish pule, pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela SPP”.

Për këtë arsye, ngarkesa do të kthehet mbrapsht nga kompania importuese, ose do të asgjësohet kundrejt legjislacionit shqiptar, por mbi të gjitha nuk do të lejohet të zbarkohet në Shqipëri.

Sipas burimeve nga AKU ‘Ky zbulim përbën lajm të mirë për konsumatorin, pasi, zbulimi nuk është i rastësishëm, pasi AKU ka marrë të gjitha masat që, asnjë ngarkesë me mish nga Brazili, pule apo tjetër lloj, nuk lejohet të futet në vendin tonë.’

Nuk ka ende të dhëna përfundimtare e të bindshme se çfarë ka hyrë në Shqipëri, përpara këtij alarmi mediatik, ndërkohë që prej tre muajsh vendet e Bashkimit Evropian po kthejnë dhe po bllokojnë me frekuencë të lartë një numër mjaft të madh të dërgesave të prodhimit të mishit të pulës nga Brazili.