Bllokohen në Kakavijë 740 litra vaj ulliri dhe 1800 palë syze kontrabandë

kakavijeDoganierët e Kakavijës kanë bllokuar 740 litra vaj ulliri dhe 1800 palë syze kontrabandë të cilat kishin kaluar kufirin grekë dhe do të hynin në tokën shqiptare.

Sipas autoriteteve doganore vaji i ullirit dhe syzet u gjetën në autobusin e linjës Tiranë-Athinë,. Ata theksuan se as vaji i ullirit dhe as syzet nuk ishin deklaruar nga shoqëria turistike.

Ndërkohë që agjencisë së udhëtimit i është vendosur një gjobë prej 800 mijë lekësh të rinj. Vaji i ullirit ishte i ambalazhuar në kuti metalike dhe pritej që të shpërndahej për shitje në tregjet shqiptare.

Ndërkohë që syzet optike kishin një vlerë prej 250 mijë lekësh të reja