Bllokohet Kakavija, radhë të gjata automjetesh që presin në kufi

Ka nisur rikthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë të ardhur gjatë verës për pushime në vendlindje.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës gjatë ditës së sotme raportohet për fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh.

Në kufi janë krijuar radhë të gjata në pikën e daljes.

Autoritetet kufitare po punojnë me procedura të përshpejtuara, ndërkohë sot në Kakavijë ka qenë për vizitë edhe drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit.