Bluza me mbishkrime ekstremiste, ndalohen në Gjirokastër dy shtetas grekë

Dy qytetarë grekë janë ndaluar ditën e sotme në Gjirokastër. Burime policore thanë se dy personat që kishin ardhur nga Greqia janë ndaluar pasi atyre u janë gjetur bluza me mbishkrime ekstremiste. Dy grekët janë ndaluar gjatë kontrolleve policore. Ata akuzohen për nxitje të urrejtjes. Ata janë shoqëruar për në ambientet e Policisë së Gjirokastrës.