Brenda shtatorit nis restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës

gjirokasterBrenda muajit shtator, Pazari i Gjirokastrës do t’i nënshtrohet restaurimit total. Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projekt-zbatimin për restaurimin e tij.

Ekspertët arkitektë të Dea Studio kanë mbyllur punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.

Qendra muzeale e Gjirokastrës e njohur ndryshe nga vendasit si Qafa e Pazarit, sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Albert Kasi, do t’i nënshtrohet një rehabilitimi gradual që ka në thelb, ruajtjen e teknikave të hershme dhe mos dëmtimin e tyre.

Restaurimi financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit “The-AADF” dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës. Por nuk ka munguar edhe kontributi i pronarëve të këtij objekti dykatësh që janë pjesë e komunitetit myslimanë në Gjirokastër, të cilët kanë ndërhyrë me kapacitetin e tyre financiar.

Pazari i Gjirokastrës ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-vjetëve të fundit. Deri më sot i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006. Megjithëse janë hedhur 1.2 milionë dollarë amerikanë nga ana e qeverisë Berisha për të rigjeneruar zonën muzeale të Gjirokastrës, qyteti i gurtë ka ndryshuar disi, por jo në atë nivel që pritej./report tv