“Buran”, i ftohti siberian pushton Shqipërinë më 20 janar

bora-620x330Kërcënimi i fundit klimatik për Shqipërinë quhet “Buran” që do të thotë i ftohtë i vërtetë. Rrymat e ftohta kanë mbërritur tashmë në veri të Europës dhe po zbret ngadalë më në jug. Metereologët thonë se do të përfshijë edhe Ballkanin.

Amerikanët i kanë vënë këtij fenomeni që pritet të ndodhë emrin “Polar Vortex split”, apo “ndarja e vorbullës polare”.

Valët e të ftohtit përqendrohen përgjithësisht në Amerikën e Veriut në atë Qendrore dhe në Siberi. Por tashmë frika e metereologëve është se ky fenomen do të jetë më shumë evropian. E gjitha nisi sot, 14 janar ku në veri temperaturat e ajrit u ulën me disa gradë.

Në fundjavë ato do të vazhdojnë të ulen. Maksimumi do të jenë datat 20 dhe 23 janar ku i ftohti siberian do të jetë në maksimum të tij. Fenomeni “Buran” ka megjithatë edhe ndryshime të menjëhershme. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të shkojë më keq ose më mirë.

E sigurt është që Shqipëria do të vuajë të ftohtin nga 20 në 23 janar dhe do të ketë efektin e tij deri në fund të muajit./Lapsi.al