Business Insider: Nuk ka kohë më të mirë për të vizituar Shqipërinë se sa tani

valb_1468416424-4828045Revista “Business Insider” në një artikull kushtuar Shqipërisë shkruan se ky vend i rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, madje është fatkeqësi që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët.

Më tej thuhet se shqiptarët njihen për mikëpritjen e tyre dhe prirjen për të trokitur herë pas here gotat e rakisë së bërë vetë.

Ditët e diktaturës komuniste janë një kujtim i largët për të gjithë dhe Shqipëria është drejt një të ardhme të ndritur. Sipas Business Insider, nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë dhe liston 5 vende që duhen vizituar.

Artikulli e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njëjtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndëshme si për syrin edhe për kamerën”, shkruhet në artikull.

Akomodimi është i mundshëm për 10 dollarë/nata. Parku kombëtar i Valbonës ofron alpinizëm dhe kamping fantastik. Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota.

Rrugë dhe hotele të reja janë duke u ndërtuar dhe vendi po planifikon ndërtimin e një aeroporti të dytë në Kukës”, shkruan Business Insider. “Liqeni i Komanit ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, shkruan artikulli, dhe e krahason me fjordet e Norvegjisë.

Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, ndërsa Jalën, artikulli e cilëson si “Ibiza e Shqipërisë”. Ndërsa për Tiranën, Business Insider shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës.

Business Insider: Nuk ka kohë më të mirë për të vizituar Shqipërinë se sa tani