‘Butrinti’, Mirela Kumbaro përballet sot në Kuvend me deputetin e Sarandës

Duket se jo vetëm opozita ka kundërshtime ndaj ministrave të qeverisë ”Rama 2” por edhe vetë deputetët e PS-së, dalin me kritika publike ndaj ministrave të tyre.

Javën e kaluar ishte deputeti socialist Erion Braçe, ai që thirri në interpelancë Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi. Debati mes tyre zgjati rreth një orë duke u përqendruar në çmimet e produkteve bujqësore, problemet e fermerëve dhe pamundësinë e eksportimit të ushqimeve shqiptare drejt Bashkimit Europian.

Por edhe në seancën e ditës së nesërme, është sërish një tjetër socialist, Alket Hyseni, deputet i qarkut të Vlorës, ka kërkuar interpelancë Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro lidhur me ndërtimet në parkun e Butrintit.