Çamët “shpëtojnë” Libohovën. Mbetet njësi më vete

DSC01707.jpgLibohova do të mbetet njësi administrative më vete, nuk do të bashkohet me Gjirokastrën. Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin e ngritur për këtë çështje, ku foli edhe kreu i PDIU, Shpetim Idrizi.

Shqipëria do të ketë 61 bashki me ndarjen e re territoriale. Kështu variantit që ishte duke u diskutuar me 47 njësi vendore, i janë shtuar edhe 14 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61. Kjo shifër ishte propozuar nga PDIU, e cila në ditët e fundit kërkoi që ndarja e re territoriale të kishte mes 60-70 njësi vendore, ndërsa mazhoranca ishte në diskutimet e varianteve nga 39 në 47 njësi vendore.

Urime për të gjithë libohovitët që e kanë dashur mëvetësinë administrative dhe të shpresojmë për shërbime më të mira publike. Ndarja e re do miratohet në fund të këtij muaji, ndërkohë që do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në pranverë të vitit 2015.