Cana rrëfen njohjen dhe historinë e dashurisë me Monikën

200039Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shkëmbime numrash, SMS të shpeshta, takime për kafe, darka gjysmë flirtuese e gjysmë romantike dhe mbaron me një dasmë në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali.
 
Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monika për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ia ndante sytë.  
 
“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte”, tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, filloi të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet, ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar.
 
“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve”, tregon sot gruaja e kapitenit të Kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare. Cana ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai është shprehur se gjithmonë kishte dashur të martohej me një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monikën vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditën.
 
Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si shqiptar nis me emrin me origjinë ilire, Boiken