Çfarë do të ndodhë në Gjirokastër fundjavën tjetër, shihni këtë VIDEO

Gjirokastra do të mirëpresë më 19 maj festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore.

“Fustanella Festival” është aktiviteti që do të kujtojë fustanellën, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.

“Fustanella Festival” do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht kandidate për deputete e PS-së në qarkun Gjirokastër, ka postuar në faqen e saj në Facebook video-promon e festivalit dhe shkruan:

“Mendoni per fundjaven tjeter 19 – 20 – 21 MAJ dhe beni gati Fustanellen !
JU PRESIM NE GJIROKASTER – Fustanella me e bukur ne bote ?
Rrembe bileten!”