Çfarë mendon kandidati i PD-së për mungesën e ujit në Libohovë

ujesjellesNjë qytetar i lagjes “Hoxhallarë” pyet në Facebook, kandidatin e PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, se cfarë zgjidhje do t’i japë problemit të mungesës së ujit.

Me një përgjigje diplomatike, Çomo i thotë se që prej muajit janar i ka dorëzuar një projekt Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, me vlerën e rreth 70 milionë lekëve të vjetra dhe pret financim nga qeveria shqiptare. Por sipas tij, edhe nëse qeveria nuk e financon, do të kërkojnë zgjidhje të reja.

Në këtë cështje ka një mungesë sinqeriteti, për të mos thënë një hile për t’i ikur të vërtetës. Altin Çomo ka 8 vjet që qeveris Libohovën dhe s’mund të thotë që disa muaj para zgjedhjeve ka dorëzuar projekt për ujësjellësin dhe pret financim nga qeveria.

Problemi i ujit në Libohovë është i vjetër, shkon edhe përtej 8 viteve që Çomo ka qenë kryebashkiak dhe masat duhet të ishin marrë me kohë, projektet duhet të ishin bërë me kohë dhe sot s’duhej diskutuar më mungesa e ujit. Vallë u dashkan 8 vjet për të bërë një projekt që përmirëson furnzimin me ujë të Libohovës? Jo, kjo është thjesht për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta pasuar topin në portën e qeverisë, meqë në këtë rast qeveria nuk është e PD-së. Ata që penalizohen janë qytetarët, të cilët me ardhjen e verës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Duke lexuar mes rreshtave të përgjigjes, thuhet se problemi i mungesës së ujit në Libohovë është krijuar nga “…demtimi i linjave ekzistuese, nderhyrje ne linja, mosvjelja e plote e detyrimeve, probleme te mbartura ne kohe dhe shume here dhe jashte vemendjes se drejtorise se ujesjellesit dhe instancave te tjera pergjegjese”.

Pra, drejtoria e ujësjellësit dhe këto instancat e tjera, i ka lënë jashtë vëmendjes problemet e mungesës së ujit në Libohovë për 8 vjet. Atëhere cfarë pune ka bërë kjo drejtori për gjithë këtë kohë dhe përse duhet t’i besojmë sërish kësaj drejtorie dhe këtyre instancave? Lexoni më poshtë përgjigjen e plotë për këtë cështje.

uji