Cilët janë kampionët seksit oral, femrat apo meshkujt?

cil-euml-t-jan-euml-ldquo-kampion-euml-t-e-gojores-rdquo-femrat-apo-meshkujt_hdMe sa duket tundimi i gojores qenka shumë herë më i fortë se ai i seksit tradicional. Kush më herët, e kush më vonë, dëshmohet se përfundimisht të gjithë… e provojnë/shijojnë!

E diku këtu lindë pyetja: Cili është raporti i meshkujve lidhur me këtë formë të seksit, sidomos kur ata rriten?

Në kundërshtim me pikëpamjen mbizotëruese, se burrat, kryesisht më të vjetrit në moshë, bëjnë po aq seks oral sa dhe gratë, vërehet diçka tjetër.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore The Journal of Sexual Medicine, vetëm 55% e meshkujve të moshës 20-24 vjeç u bëjnë seks oral partnereve të tyre erotike, në krahasim me 75% të femrave që u bëjnë atyre.

Mirëpo me kalimin e viteve, vihet re një ndryshim goxha madhor.

Aty ku femrat lartësonin kupën e kampioneve në sportin e gojores, duket se pas të 30-ve meshkujt ua rrëmbejnë “trofeun” nga duart, shkruan Albstroke. Në mënyrë të veçantë, 69% e meshkujve nga mosha 30-39 vjeç bëjnë më shumë seks oral se sa femrat (59%).

Motivi në fjalë, dëshmon se pjekuria biologjike e meshkujve ecën dorë për dore me atë seksuale. Dhe sikur të gjitha këto të komunikoheshin më herët, kush e di se sa tradhti do të ishin shmangur! /Telegrafi/