“Çmenden” çmimet e biletave për Shqipër-Zvicër, shkojnë deri 600 dollarë

shqip-euml-ri-ndash-zvic-euml-r-fillon-nxehja-e-parandeshjes_hdNjë javë para ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kampionati evropian, çmimi i biletave ka kapur rekorde historike për një ndeshje po ashtu “historike” të kombëtares shqiptare.

Në ditën e parë të lançimit të biletave më e lira kushtonte 25 euro në kategorinë 3 (pas portave) ndërsa sot ka mbetur vetëm një kategori ku mund të blesh bileta online ku çmimet variojnë nga 380 dollarë në 579 dollarë amerikanë.

Në një nga saitet zyrtare (http://www.viagogo.com/Sports-Tickets/International-Soccer/UEFA-Euro-201…) ku mund të blihen biletat online çmimet fillojnë zyrtarisht nga 230 USD por nuk ka bileta të disponueshme dhe shtohen edhe komisionet e agjencisë.

Gjithsej në këto momente janë vetëm 53 bileta të disponueshme për ndeshjen Shqipëri Zvicër që do të zhvillohet në orën 15.00 të datës 11 qershor 2016 në Lens të Francës por numri pakësohet pas çdo momenti.

Afërsia e shumë qyteteve evropiane ku jetojnë shumë shqiptarë me Lensin dhe kërkesa e fortë për biletat për ndeshjen e parë të shqipërisë në finelt e Evropianit shtuar dhe faktin që luajmë përballë Zvicrës që ka 6 shqiptarë në formacion e për më tepër një derbi mes dy vëllezërve Xhaka kanë rritur andrenalinën për ndeshjen dhe për pasojë edhe çmimet e biletave./MONITOR

Vendet e mbetura në stadiumin Stade Bollaert, Lens

Albania vs Switzerland – UEFA Euro 2016

Saturday, June 11 2016 13:00

• Kategoria 1 ——–18 bileta

• Kategoria 2——– 4 bileta

• Kategoria 3 ——–31 bileta