Çmenduri në rrugën Lazarat-Gjirokastër. A i sheh policia këto pamje? (VIDEO)

dsfdfgfdgNëse ka një gjë që nuk ka fund, pas universit, me siguri që është budallallëku i njerëzve. Ka shumë mënyra që njerëzit zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre në momente dëshpërimi, ama të rrezikosh kaq shumë sa ky njeri që shikoni në videon e mëposhtme, vetëm një veprim naiv që nuk mund të jetë.

Personi në fjalë, i cili kuptohet që është mashkull por nuk mund të përcaktojmë moshën e tij, me vetëdije të plotë ka vendosur në rrezik jetën, duke udhëtuar jo vetëm jashtë çdo standardi sigurie, por edhe në mënyrë primitive. Videoja është bërë në rrugën Lazarat-Gjirokastër.

A është normale që në vitin 2016 njerëzit të udhëtojnë në këtë mënyrë? A e ekzagjerojmë kur themi se ky njeri po tenton t’i japë fund jetës së tij? Çfarë mesazhi përcillet tek turistët e huaj, të cilët janë të shumtë në numër në këtë zonë? Që ne shqiptarët jemi popull aventurier dhe nuk e kemi problem të vëmë jetën në rrezik e të hipim në majë të një mullari me bar mbi një makinë transporti?

Reagoni o njerëz! Mbroni sa të mundni jetët tuaja e mos jepni shfaqje të tilla të shëmtuara përpara gjithë dynjasë!/jetaoshqef.al