Çmimi i energjisë do të ndryshojë, Cani: Do heqim fashon 300 kV

energjia-620x310Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, paralajmëron shqiptarët për heqjen e fashës së mbrojtur 300 kV të konsumit të energjisë elektrike. “Jemi përqendruar te heqja e bllokut prej 300 kV dhe si do të kompensohen shtresat e varfëra. Për pagesën do të merret çmimi mesatar”, tha Cani.

Ministri ka komentuar edhe mungesën konsensusit gjatë vizitës së FMN-së që u largua në shtator pa arritur një konsensus për rishikimin e dytë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare për mekanizimin e zgjeruar të fondit.

“Për këtë çështje jemi në bisedime të vazhdueshme, si me Bankën Botërore, ku një mision është aktualisht në Tiranë, ndërkohë që kemi qenë dhe jemi duke këmbyer mendime me përfaqësuesit e FMN-së.Deri ditën e hënë ne do jemi në bisedime me ta, për të vendosur, për arsye se afatet e prezantimit në qeveri të buxhetit janë deri në fund të tetorit. Qeveria duhet të diskutojë deri në fund të tetorit, si paketën fiskale, buxhetin dhe reformën e energjetikës, ndërsa në Kuvend diskutimet do të jenë nga nëntori”, tha Cani.