Çomo i kthen përgjigje ministres Kumbaro, por a është kjo e gjithë e vërteta?

kalajaKandidati i PD-së për Libohovën, Altin Çomo reagon sërish pasi një ditë më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në një komunikim për Libohova Online, hodhi poshtë pretendimet e tij për Kalanë e Libohovës. Pasi ministrja Kumbaro tha një ditë më parë se babai i kishte ndërruar jetë prej më shumë se një viti dhe se rrjedhimisht nuk kishte marrë asnjë porosi prej tij për Kalanë e Libohovës, Çomo e zbut gafën e djeshme dhe thotë se në fakt ishte xhaxhai i ministres ai që e kishte porositur.

“Kalaja sa eshte e libohoviteve aq eshte edhe e zonjes Kumbaro, qe sic ka pasur te ndjerin baba te saj, po aq “baba” ka dhe xhaxhain e saj, te respektuarin Rrahman Kumbaro, mik i cdo familje libohovite”- shprehet Çomo.

Reagimin e tij ai e shoqëron edhe me disa shkresa, që tregojnë se Bashkia Libohovë i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Kulturës restaurim të Kalasë së Libohovës. Shkresa e parë mban datën 28 maj 2014.

Për këtë kërkesë, zyrtarisht Ministria e Kulturës i ka kthyer përgjigje Bashkisë Libohovë në datën 17 qershor 2014 dhe ndër të tjera i thotë:

“Ministria e Kulturës nëpërmjet institucioneve në varësi të saj, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës është vazhdimisht e gatshme dhe mirëpret çdo propozim për bashkëpunim në funksion të mbrojtjes, restaurimin dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Përsa më lart në lidhje me projektet e hartuara nga institucioni juaj, ata duhet të paraqiten për shqyrtim dhe vijim të procedurës pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër”- përfundon shkresa e Ministrisë së Kulturës.

Në datën 11 korrik 2014, Bashkia Libohovë i dërgon një tjetër kërkesë Ministrisë së Kulturës po për këtë problem, ku thotë ndër të tjera se po ju bashkëngjisim edhe një kopje të projektit.

Projekti me dy faqe, të cilin Çomo e ka shpërndarë sot bashkë me shënimin në Facebook, kap një vlerë rreth 45 milionë lekë të vjetra. Është i miratuar nga ish-drejtori Rajonal i Monumenteve në Gjirokastër, Spartak Drasa, dhe i preventivuar nga Altin Pango. Të paktën nga këto dokumente të publikuara nga kryebashkiaku i Libohovës, ka tre momente që duhen evidentuar.

Së pari

Ky projekt është hartuar në kohën e qeverisë së PD-së, të paktën po të nisesh nga dy emra që gjenden sipër tij: Spartak Drasa, ish-drejtor Rajonal i Monumenteve dhe Apollon Baçe, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ky i fundit është dorëhequr nga detyra në datën 26 shtator 2013. Te projekti nuk është e qartë data e miratimit të tij nga Spartak Drasa dhe nuk dihet nëse është miratuar gjithashtu edhe nga Apollon Baçe, ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Së dyti

Të paktën nga këto shkresa që kryebashkiaku Çomo ka publikuar, kuptojmë që Bashkia Libohovë i është drejtuar Ministrisë së Kulturës për herë të parë në maj të vitit 2014. Pyetjet që do të shtronte kushdo në këtë rast janë këto: Bashkia Libohovë e drejtuar prej 8 vitesh nga Altin Çomo, priti vitin 2014 për t’ju drejtuar Ministrisë së Kulturës? Për atë projekt prej dy faqesh, të paktën me çfarë pamë të publikuar, Bashkisë Libohovë iu deshën 8 vjet punë për ta hartuar? A ka kërkuar Bashkia Libohovë, përpara se të vinte Mirela Kumbaro si ministre Kulture, ndërhyrje restauruese në Kalanë e Libohovës? Nëse po, të publikojë të gjithë korrespondencën me Ministrinë e Kulturës përpara 23 qershorit 2013 dhe të gjykojmë se çfarë i është thënë. Problemi në Kalanë e Libohovës nuk u krijua pas ndryshimit të qeverisë. Libohova Online vazhdimisht ka shkruar për gjendjen e kësaj kalaje, por asokohe heshtej nga institucionet, sidomos Bashkia Libohovë. Gjendja në Kalanë e Libohovës nuk nderon as kryeministrin Rama, as ministren Kumbaro dhe as qeverinë që shkoi.

Por, për t’i dhënë Çezarit çfarë i takon Çezarit , së pari Çomo duhet të tregojë të gjitha përpjekjet e tij 8-vjeçare për kthimin në identitet të këtij monumenti dhe të thotë pse nuk u realizua. Patjetër që ne të gjithë do t’i kërkojmë llogari një më një, Edi Ramës, Mirela Kumbaros dhe Luiza Mandit, nëse kjo e fundit zgjidhet kryebashkiake e Libohovës dhe nuk ndërhyet në atë monument. Por Çomo, nuk mund t’i iki përgjegjësisë së 8 viteve, duke u thënë libohovitëve se para një viti i ka nisur shkresë Mirela Kumbaros.  Po 7 vite më parë nuk kishte Ministri Kulture ky vend?!

Së treti

Në shkresën e Ministrisë së Kulturës, ku i kthehet përgjigje Bashkisë Libohovë, ndër të tjera thuhet:

“Përsa më lart në lidhje me projektet e hartuara nga institucioni juaj, ata duhet të paraqiten për shqyrtim dhe vijim të procedurës pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër”.

A e ka çuar për shqyrtim Bashkia Libohovë këtë projekt në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër dhe çfarë i kanë thënë? A vlente ky projekt, a ishte në rregull, edhe pse mbante firmën e ish-drejtorit Spartak Drasa? Sigurisht që institucionet kanë vijimësi, edhe pse drejtorët ndryshohen, por ndoshta projektit mund t’i jetë bërë ndonjë vlerësim i ri dhe nuk është kualifikuar. Për të shuar këto paqartësi, do duhet që Bashkia Libohovë të bëjë publike të gjithë korrespondencën shkresore me këtë institucion.

Më poshtë dokumentet e publikuara sot nga kryebashkiaku Altin Çomo.

10548011_1432317137089447_7462293991433401019_o11072908_1432317127089448_5343643780269085325_o11289366_1432317093756118_7283662077969797166_o1979351_1432317180422776_3687657317528179066_o11098255_1432317133756114_7374167801869792976_o11202835_1432317140422780_6553088102813469767_o

 kjsdnfsdkgdfk