Çomo: Në Bulo gjeta zhgënjim. Nuk bisedoj me anonimët në Facebook

10372554_874915319213171_5608486264286518251_nKandidati i PD-se per Bashkine Libohove, Altin Çomo, zhvilloi se fundmi takime elektorale ne fshatin Bulo. Ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Çomo shkruan se Bulo ka mbetur jashte vemendjes qe prej viteve ’90.

“Mikpritje e perzemert ne Bulo, fshati i cili fatkeqesisht ka mbetur jashte vemendjes qe prej viteve 90, me sa shoh askush nuk qenka kujtuar per keta njerez edhe pse kane votuar bindshem majtas deri dje, dhe zhgenjimi duket dukshem ne shtepite e tyre”- thote Çomo.
Me tej ai premton se do te beje perpjeke maksimale per ndertimin e rruges lidhese te ketij fshati me Libohoven.

Ne fund kandidati i PD-se thote se distancohet nga personat ananonime ne Facebook, qe komentojne pro apo kunder tij.

“Konstatoj me keqardhje nje gjuhe jo te duhur ne statuse dhe komente te ndryshme, kryesisht nga adresa anonime. E kam deklaruar qe nuk pranoj te bisedoj apo te komentoj me te panjohur, kush ka pyetje per mua di ku me gjen. Po keshtu ju bej thirrje gjithe personave qe komentojne pro apo kundra meje dhe fushates sime, te ruajne qytetarine libohovite dhe te mos merren me gjera te paqena apo persona te cilet kane integritetin e tyre moral, keto nuk jane standartet tona dhe une distancohem nga to”, shkruan Çomo.

Fshati Bulo eshte pjese e Komunes Qender Libohove, e cila qe prej vitit 2011 qeveriset nga Gentian Koçi i PD-së.