Çomo shkon në Labovë, pasqyron takimin me foto të kishës

Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Labovë. Në shënimin e tij në Facebook, që ai e shoqëron jo me foto nga takimet me qytetarët, por më shumë me foto të kishës, Çomo thotë se u ka premtuar banorëve të këtij fshati “rehabilitimin urgjent të infrastrukturës rrugore”. Sipas tij, ky është premtimi i parë për banorët e Labovës. Ja çfarë shkruan ai:

Nuk ka sesi te shkosh ne Labove te Kryqit e Labove te Siperme e te mos ndalesh para mrekullise historike dhe arkitekturore sic eshte Kisha e Laboves, ky objekt kulti teper terheqes per vendalinj e vizitore. Dyert e laboviteve i gjen te hapura, zakon i vjeter dhe nuk shkeputesh dot prej tyre po nuk e pive nje gote raki apo nje gote vere. Labovite jane nikoqire njesoj si libohovitet, hallet dhe gezimet i kane te njejta, krushqite dhe miqesite te lashta sa vete ata. Projekti i rehabilitimit urgjent te infrastruktures rrugore, eshte premtimi im i pare per kete komunitet, per t’i sjelle ata me prane Libohoves e Gjirokastres, per ta bere te vizitueshme ne pak minuta mrekulline bizantine qe ky fshat ruan me fanatizem, ashtu siç ruan besimin çdo shqiptar.

dflkgjfld