Covid i merr jetën drejtorit të Transportit në Gjirokastër, Edi Pesha

Covid 19 ka marrë një tjetër jetë në Gjirokastër. Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha, ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në Spitalin Infektiv pasi ishte prekur nga koronavirus. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, Pesha nuk e fitoi dot betejën me virusin famëkeq. Më herët ai ka drejtuar Shërbimin Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër. Ne i shprehim ngushëllimet familjes Pesha dhe të afërmve të tij.