Çuçi dhe Kumbaro dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër

Dy deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro zhvilluan një dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit të qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët për ndërtimin e platformës qeverisëse për “Shqipërinë që duam”.

Bledi Çuçi ftoi përfaqësuesit e biznesit të japin mendimet e tyre për problematika të ndryshme që shqetësojnë biznesin gjirokastrit dhe jo vetëm.

“Ju kemi thirrur si grup interesi në vazhdën e një turi të madh që po bëjmë në një logo, “Bashkëqeversim me njerzit për Shqipërinë që duam” për të marrë edhe nga grupi juaj i interesit problematika të ndryshme që ju keni vite që edhe i keni evidentuar, por edhe për të dëgjuar nga ju opinione, mendime se çfarë duhet bërë më mirë për Gjirokastrën dhe për Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.

Mirela Kumbaro ritheksoi edhe një herë se turizmi do vijojë të mbetet kryefjalë e programit të PS për Gjirokastrën, andaj ftoi përfaqësuesit e biznesit të ndajnë eksperiencën e tyre për të vendosur prioritetet që çojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Është një qytet që e ka qartazi të orientuar biznesin drejt turizimit dhe agroturizimit. Kështu që duke qenë se edhe ne në angazhimet tona elektorale, por edhe në 4-vjeçarin e parë të mandatit qeverisës e kemi shprehur qartë që programi i Rilindjes Urbane dhe prioriteti që duam t’i japim turizimit është kryefjalë në qarkun e Gjirokastrës, sidomos në qytetin e Gjirokastrës do të ishim sy e vesh që çdo gjë që nga eksperienca juaj, nga praktika juaj, qoftë edhe nga eksperienca negative të dalë në pah dhe ta trajtojmë si priroritare në interes të komunitetit dhe biznesit”, u shpreh Kumbaro.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë takim ngritën shqetësimet me të cilat përballen në aktivitetin e përditshëm të tyre, që lidheshin kryesisht me problematika në dogana.