Çudira shqiptare, punonjësit e Bordit të Kullimit në Gjirokastër i transferojnë në…Maliq

tmp_16299-20160514_005108-9505603418 punonjësit e ish-ndërmarrjes së Bordit të Kullimit në Gjirokastër enden rrugëve pa një përgjigje se çfarë do të bëhet me ta. Pas kalimit të këtij institucioni në varësi të Bashkisë Gjirokastër, pozicioni i tyre është ende i paqartë.

Çuditërisht drejtori i përgjithshëm i Bordit të Kullimit, Arben Çuko, nëpërmjet një shkrese të muajit shkurt 2016 u kërkon punëtorëve të transferohen në Bashkinë e Maliqit, qarku Korçë.

Pra të shkojnë më shumë se 200 Km larg shtëpisë së tyre. Por ndërkohë në Bashkinë e Maliqit u kanë thënë të transferohen në Bashkinë e Fierit.

Si përfundim enden në Gjirokastër pa një përgjigje se çfarë do të bëhet me fatin e tyre. Të pyetur nga televizioni Channel 7 ata thonë se do të protestojnë derisa të gjejnë zgjidhje për këtë problem dhe për pagat e prapambetura.