Dasho Aliko thirrje protestuesve nga Gjirokastra: Sot Shqipërisë i erdhi radha të marrë frymë lirisht

Mbështetësit e PD-së nga Gjirokstra shkuan sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e dhunshme të opozitës. Bashkë me ta ishte edhe kryetari Dasho Aliko, i cili përmes një altoparlanti i përshëndeti dhe i motivoi për protestë. Aliko bëri thirrje për ‘rrëzimin e së keqes së madhe që ka pllakosur vendin’. Sipas tij sot Shqipërisë i erdhi radha të marrë frymë lirisht. Një javë më parë PD zhvilloi protestë në Gjirokastër, ku ra në sy numri i ulët i pjesëmarrësve.