“De Biasi do te largohet nga Kombëtarja pas Euro 2016”

gdb_1447328947-4843394Gianni De Biasi do të largohet nga Kombëtarja shqiptare pas Europianit të Francës. Për këtë është i bindur ish anëtari i përfaqësueses kuqezi, Rudi Vata

“Unë di të them vetëm se De Biazi do të largohet pas Europianit. Sepse e ka mbaruar misionin me arritjen në Europian dhe këtu përfundon gjithçka. De Biazi bëri dy edicione te Shqipëria, teksa u kritikua shumë në të parin dhe triumfoi në të dytin”, ka deklaruar Vata për Ora Neës.

“Tashmë ai do të kërkojë të marrë maksimumin nga Europiani dhe më pas të iki. Jam i bindur që De Biazi ka dy-tri alternativa të tjera, që i ka të gatshme dhe pas Europianit do të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij”, shtoi ish kapiteni i ekipit kuqezi.