De Biasi i përlotur: Largohem nga Kombëtarja Shqiptare (e plotë letra e lamtumirës)

Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi dha sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, – lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.

De Biasi theksoi se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018. Në një letër lamtumire që lapsi.al sjell të plotë në fund ai tha se për momentin nuk ka asnjë ofertë apo marrëveshje për të nisur punë diku tjetër.

Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.

Pasi lexoi deklaratën në fund të saj u shfaq i përlotur.

Letra e lamtumirës e trajnerit De Biazi

*Nga Xhani De Biazi

Kjo është një faqe e përvojës sime profesionale ne Shqipëri qe kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më trajneri i kombëtares sonë!

Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila me ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë Ëndrrën Europiane!

Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar te ngulitja ne kokën e tyre dhe ne zemrën e tyre!

Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështirë! Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me te vërtetë të rëndësishme qe shumë i konsideronin te pamundura.

Gjate gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion te madh, me një entuziazëm te ri fale edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse e te gjithë shqiptareve , ne Atdhe dhe atyre te shpërndarë neper bote!

Impenjimi i përditshëm, përpjekja per t’ju  transferuar djemve një mentalitet te ri, një mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshëm se bashku me gazetaret tuaj, i mediave per t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qene nje pune e detajuar me te vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!

Dëshiroj te theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos pasur një ekip ne te cilin te punoj, ndërkohë qe gjate këtyre viteve gjithmone kam rezistuar ndaj tundimeve te ofertave te punës, duke ditur qe vendi im ishte ne udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje te qëndrueshme ne drejtim te realizimit te tyre.

Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur qe mund te përmirësonim me tej dhe se përvoja qe patëm gjate tre ndeshjeve ne France, do te na lejonte nje rritje te mëtejshme globale.

Dhe kështu do te jete, por me një Trajner te ri!

Po largohem me vështirësi por i vetëdijshëm qe cikli im ne këtë grup ka përfunduar dhe qe mund ti jape rastin atij qe do me zëvendësoje, te njohe djemtë ne katër ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni te falënderoj te gjithë ata qe bashkëpunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqiperise qe na ka çuar te jemi ne vendin e 22 te Ranking Fifa, qe na ka mundesuar te mundim Norvegjine jashte shtëpisë, te fitonim dhe barazonim kunder Frances dhe te fitonim kunder Portugalise, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund per te arritur endrren tone …

Deshiroj me kete rast te falenderoj publikisht ata te cilet me dhane kete mundesi te madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmone me ka mbeshtetur dhe me ka dhene Letren e Bardhe( la Carta Bianca) per te vepruar ne rolin tim si Perzgjedhes!

Nje falenderim te perzemert te gjithe djemve qe gjate gjithe kesaj kohe kane qene pjese e Ekipit, faleminderit per gjithshka qe me keni dhene, qe keni dhene per fanellen tone!

Eshte nje pervoje qe me ka pasuruar si ne aspektin profesional ashtu dhe ne ate njerezor, me keni befasuar me perkushtimin tuaj dhe perfshirjen tuaj ne sfiden tone!

Faleminderit te gjithe bashkepunetoreve te mi, vecanerisht Paolo Tramezzani, shok udhetimi qe nga dita ime e pare ne Shqiperi , gjithmone i gatshem per te me mbeshtetur  i palodhshem ne punen ne terren dhe ne shume udhetime per te takuar lojtaret tanete rinj!

Albertos qe ka ndjekur pergatitjen dhe rekuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithe stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtaret se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe te madhit Fatos Kademi nje punetor i palodhur!

Te gjithe njerez te cmuar dhe madheshtore Ekipi!

Per te gjithe njerezit qe punojne ne Federate, qe nuk dallohen por qe bejne nje pune te vlefshme per rezultatin perfundimtar!

Falenderoj ne menyre te vecante te gjithe tifozet tane te perkryer, lojtari yne i dymbedhjete.

Gjithmone te gatshem te na ndiqnin kudo me flamuj e me zemer.

Çdo gje ne funtboll , ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerezve qe ne keto pese vite e gjysem te bukura pata fatin ti takoj!

Tani fara eshte mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, perkujdesjen dhe punen e te gjitheve do te dije te jape fruta te shkelqyera!

Mirenjohje, Gianni De Biasi!”