De Biasi: Nëse më telefonojnë nga Inter…

xdgGianni De Biasi po vijon punën me Kombëtaren në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Trajneri italian, por që ka edhe pasaportën shqiptare është përmendur vazhdimisht që mund të largohet para kohë nga Shqipëria.

Pak ditë më parë gazetari Ivan Zazzaroni e cilësoi si të duhurin për stolin e Inter, që po kalon kohë të vështira nën drejtimin e Frank De Boer.

Për këtë çështje Gianni De Biasi është pyetur nga mediat në Itali. E përditshmja “Il Messagero Veneto” e intervistoi trajnerin e Shqipërisë, duke prekur dhe temën Inter dhe nëse telefonohej nga drejtuesit e klubit zikaltër.

De Biasi është treguar i gatshëm që të përgjigjej dhe të diskutonte. 60-vjeçari i cili është në krye të stolit të Shqipërisë prej dhjetorit të 2011 është përfolur për oferta të vazhdueshme në drejtim të tij.

Gianni De Biasi është treguar i hapur edhe pse pranon që do të respketojë marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit.