De Biasi tregon shanset e kualifikimit në botëror përballë Spanjës dhe Italisë

de-biasi-4-650x358Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka folur për gazetën italiane “Gazzetta del Sud”, duke analizuar të ardhmen e tij te Shqipëria. 60-vjeçari ka treguar edhe shanset e kombëtares së Shqipërisë për kualifikim në Botëror.

“Siç dihet eliminatoret e Botërorit nuk janë si ato të Europianit. Tani e para e grupit kalon direkt ndërsa e dyta ka mundësi të kualifikohet me “play-off”. Për këtë motiv them se në grupin tonë do të kualifikohet Spanja dhe Italia. Më pas vijmë ne, Izraeli dhe Maqedonia” – tha tekniku.

Ndërkohë që pyetjes nëse Portugalia meritonte ose jo triumfin në Europian, De Biasi iu përgjigj: ”Nëse më pyesni për momentin më të rëndësishëm po. Them se ata nuk bënë asgjë të madhe nga eleminatoret deri në çerekfinale. Ata bindën në gjysmëfinalen që luajtën kundër Uellsit dhe në finalen e madhe. Në atë takim bënë zgjedhjet e duhura edhe pse u mungoi një lojtar si Cristiano Ronaldo”.

Në fund ka dhënë një përgjigje edhe për të ardhmen:

“Nuk ka dyshim që unë qëndroj aty së bashku me të gjithë ndihmësit e mi”, – tha trajneri që kulifikoi Shqipërinë për herë të parë në një finale Europiani.