Defekt në sistemin e kaldajës, gazi rrezikon jetën e nxënësve në Libohovë

Një defekt në sistemin e kaldajës në shkollën 9 vjeçare në Libohovë ka rrezikuar seriozisht shëndetin e 220 nxënësve.

Nxënëse: Kemi frikë se kaldajat janë të prishura. Kur erdhëm mbante era gaz dhe ne dolëm jashtë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë dhe nga ora 8 deri në orën 10:30 mësimi është pezulluar, ndërsa nxënësit kanë qëndruar në ambjentet e palestrës për të shmangur problemet me frymëmarrjen.

Nxënësit janë ndjerë të frikësuar, ndërsa pohojnë se kaldajat nuk kanë funksionuar rregullisht.

Nxënëse: Janë jashtë përdorimit. Dje u prishën dhe nuk kemi me se të ngrohemi më.

Shkolla “Avni Rustemi” në Libohovë është inaguruar vitin e kaluar, por pas defektit në sitemin e kaldajës nxënësit dhe stafi pedagogjik do të duhet të zhvillojnë mësimin në ambinete të ftohta derisa te rregullohet defekti.

I njëjti problem është raportuar edhe në 2017 në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë ku pas problemeve në sitemin e kaldajës u helmuan 60 nxënës./ Ora News