Defekti, Libohova e Dropulli pa energji elektrike për orë të tëra

dgdfgfdhfgPër shumë orë gjatë ditës së sotme ka munguar energjia elektrike në Libohovë, Dropull dhe disa fshatra të tjerë të Gjirokastrës.

Shkak për mungesën e energjisë është bërë një defekt në sistemin e transmetimit të tensionit të lartë.

Teknikët e OSHEE tentuan disa herë gjatë ditës për ta rregulluar por pa rezultat. Në Libohovë energjia është rikthyer vonë në mbrëmje.

Ndërkohë që pasditja është shoqëruar edhe me reshje të shumta shiu./Libohova Online