Deklarata skandaloze e Tavos për televizionin grek: Policia i bën presion minoritetit të votojë PS-në (VIDEO)

Si asnjëherë më parë kjo fushatë zgjedhore është veçuar për faktin se ka qenë e qetë dhe pa incidente serioze.

Por nuk mendon kështu Vangjel Tavo, kandidati për deputet i LSI-së në qarkun Gjirokastër.

Në një kronikë të televizionit grek Star Tv për zgjedhjet në Shqipëri, bashkë me intervistën e Ilir Metës, ishte edhe një intervistë e shkurtër e Vangjel Tavos. Çuditërisht ai ka thënë se minoriteti po kërcënohet dhe se Policia e Shtetit po ushtron presin ndaj tyre për të votuar Partinë Socialiste.

Nuk dihet se ku i bazon Tavo këto deklarata dhe përse nuk i denoncon ato publikisht apo pranë organeve përkatëse. A mos ndoshta kjo është thjesht një tentativë e tij për të krijuar artificialisht një klimë të tensionuar, për t’u viktimizur dhe për të përdorur më pas si alibi në funksion të rezultatit të zgjedhjeve? Shihni në videon më poshtë intervistën e Tavos në minutin 15:13

/ArgjiroLajm.net/