Del sondazhi për Gjirokastrën, PS kryeson e para, LSI e dyta, PD zbret në vend të tretë

ArgjiroLajm.net mbylli sot sondazhin e publikuar më datë 30 maj 2017, ku pyeteshin lexuesit e faqes tonë se cila parti do të dilte forcë e parë në qarkun Gjirokastër.

Nga të dhënat rezulton se në total në këtë votim kanë marrë pjesë 16 704 persona. Rreth 56% të votave kanë shkuar për Partinë Socialiste, e cila renditet e para. Rreth 31% të votave kanë shkuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila renditet e dyta. Partia Demokratike zbret në vendin e tretë me vetëm 13% të votave.

Sigurisht që ky nuk është një sondazh që zbulon të ‘vërtetën’ e madhe apo fiks rezultatin final të zgjedhjeve, por është një përpjekje për të matur trendin dhe preferencat e votuesve në qarkun Gjirokastër.

Megjithatë pas numërimit të votave do të mësohet përfundimisht se si kanë votuar banorët e qarkut Gjirokastër. Më poshtë tabelat e sondazhit të ArgjiroLajm.net