Demokratët e Gjirokastrës sërish në çadër: Të rrëzojmë qeverinë e oligarkisë dhe krimit

Drejtues dhe simptizantë të Partisë Demokratike në Gjirokastër ishin sërish sot në çadrën e protestës së opozitës në kryeqyteti. Nisja e tyre nga Gjirokastra është bërë në mënyrë të organizuar në orët e para të mëngjesit me autobusë e automjete të tjera. P

“Protesta jonë vazhdon si kurrë më parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e qeverisë së oligarkisë kriminale”,shkruante në Facebook kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko teksa ftonte që t’i bashkoheshin protestës edhe gjirokastritët me banim në Tiranë.

PD proteston prej 59 ditësh përballë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm gjerman, i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend, ndërsa kërkesën e saj për qeveri teknike e ka quajtur absurde.

/Libohova Online/