Denoncimi i banorit nga Lunxhëria, ja si e fitoi tenderin e tokave vëllai i Vangjel Tavos (VIDEO)

Deputetët e PS-së në Gjirokastër kanë nisur prej disa ditësh turin e dëgjesave publike. Flamur Golemi ishte në fshatin Valare për një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Lunxhëri. Gjatë takimit një prej banorëve i ka treguar rastin e një tenderi, për të cilën tha ai, e fitoi padrejtësisht firma e Gole Tavos, vëllait të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

“Një tender u bë vjet në shkurt. Morën pjesë 6 persona. Tenderi ishte stisur për një person, që ta merrte ai. Tre u skualifikuan. Mbeta unë, një fierak dhe një firmë e Gole Tavos. Megjithëse nga 12 pikat, firma 5 nuk i plotësonte dhe mjaftonte një pikë për ta skualifikuar, rezultoi që ajo doli fituese”, thotë banori duke denoncuar këtë rast, sipas tij të pastër të abuzimit me pushtetin.

Për më shume shihni më poshtë videon e publikuar në Facebook nga deputetit i PS-së.

/ArgjiroLajm.net/