Denoncimi i Bashkisë Libohovë: Dy faqet e hapura me emrin e institucionit tonë janë të rreme, mos u mashtroni

Bashkia Libohovë ka denoncuar sot publikisht hapjen e dy faqeve me emrin e saj gjatë ditëve të fundit. Përmes një deklarate në Facebook, Bashkia Libohovë thotë se kjo është një përpjekje e njerëzve të dëshpëruar për të përbaltur punën e institucionit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit.

Më poshtë deklarata e plotë

Prej disa ditësh janë hapur dy faqe të tjera me emrin ‘Bashkia Libohovë’, përmes së cilave bëhen postime në emër të këtij institucioni. Dëshirojmë të bëjmë me dije se këto faqe nuk kanë asnjë lidhje me Bashkinë Libohovë. Janë thjesht përpjekje të njerëzve të dëshpëruar që duan të përbaltin punën tonë. Bashkia Libohovë u bën thirrje banorëve të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. E vetmja faqe zyrtare e Bashkisë Libohovë është kjo këtu. Të gjitha të tjerat janë faqe të rreme që duan të keqpërdorin emrin e institucionit dhe të krijojnë konfuzion te njerëzit. Përveç denoncimit publik të këtij rasti, ne do t’i drejtohemi organeve përkatëse që të marrin masat kundër këtyre njerëzve. 

No automatic alt text available.

Image may contain: one or more people and outdoor