Dervician, gruaja e moshuar i shkatërron ‘Benz-in’ 56-vjeçarit nga Dhoksati

Një grua e moshuar nga fshati Dervician në Dropull është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrë.

Dyshohet se ajo ka dëmtuar me sende të forta xhamat e mjetit tip  “Benz”, në pronësi të shtetasit P.K vjeç 56, banues në fshatin Dhoksat.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dervician, ndërsa motivet e konfliktit nuk bëhen me dije.