“Detyrat e shtëpisë” për një seks të mirë

04-couple-playing-main_0Terapistët e seksit kanë një këshillë. Nëse dëshironi seks të mirë duhet të bëni “detyrat e shtëpisë”.

Eksperimentoni

“Kaloni më shumë kohë duke eksperimentuar në seks. Do të befasoheni se si do të ndiheni mirë”, këshillon seks-terapeutja dr. Megan Fleming.

Inicioni seks

Shpesh ndodh që njëri partner nuk dëshiron më shumë seks se tjetri, ndërsa me kalimin e kohës i bëhet gjithnjë e më i pakëndshëm që vazhdimisht të jetë iniciator i seksit. Nëse të dy bëheni iniciatorë, përkatësisht inicioni seksin herë njëri, herë tjetri. Të dy do të ndiheni më të qetësuar dhe do të kënaqni fantazinë edhe më shumë.

“Çlirohuni” nga problemet dhe obligimet e përditshme

Shumica e çifteve janë tepër të lodhur, janë të stresuar dhe për këtë shkak seksin e konsiderojnë si diçka që duhet ta bëjnë për të qenë më produktivë. Në të vërtetë, seksin çiftet duhet ta konsiderojnë si rast për relaksim, të ndiejnë kënaqësi, mirëpo për t’i arritur këto “shkyçuni” nga problemet dhe obligimet e përditshme.

Shikoni ndonjë film pornografik

Shikimi bashkë i filma të tillë është mënyra që të zgjoni dëshirën seksuale. Pornografia shpesh është mënyrë e gabueshme, por dhe rrugë nëse dëshironi të punoni në planin emocional të lidhjes suaj.

Bisedoni për fetishet dhe për fantazitë

Diskutoni edhe për atë se çfarë ju pëlqen në krevat, çfarë prekjesh dëshironi, a dëshironi të dominoni ju apo partneri gjatë seksit… Biseda për fantazitë seksuale dhe fetishet është mënyra që të zgjoni intimitetin, por do të zgjojnë afshin dhe dëshirën për kënaqësi të dyanshme.