Dhunë në shkollat e Gjirokastrës, mësuese Marjeta godet disa herë nxënësin (VIDEO)

Një mësuese nga Gjirokastra është dononcuar në emisionin ‘Stop’ teksa po dhunonte një nxënës. Pamjet e transmetuara janë tejet të rënda. Mësuesja, emri i së cilës identifikohet si Marjeta, e qëllon disa herë fëmijën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Së bashku’, aty ku studiojnë nxënës të komunitetit rom.