Dhunohet dhe grabitet varri monumental i epokës së gurit në Jorgucat

varrisdgfdfkgbdfmkKërkuesit ilegalë të thesareve të florinjta dhe grabitësit, kanë dhunuar sërish varrin monumental të Jorgucatit jo më shumë se 6 km larg kufirit me Greqinë. Në brendësi të varrit grabitësit kanë hapur gropa ndërkohë që kanë rrëzuar përdhe edhe muret e ndërtuara me gurë masiv. Sipas përfaqsuesve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, po bashkëpunohet intesivisht me policinë lokale për identifikimin e autorëve jo vetëm të kësaj ngjarje, por edhe të grabitjeve të tjera që kanë ndodhur në objektet monument kulture.

“Këtë rast bëhet fjalë për organet e rendit, ne vazhdimisht i kemi derguar shkresa drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokaster, unë kam marrë edhe nje takim direkt me drejtorin, me zotërinë në fakt që është i komanduar. Ka një moment procedure duhet të formulohet shkresa disi ndryshe po shqetesimi që ju thuani qendron”, u shpreh për A1 Report, Albert Kasi drejtor i DRKK. 

Ndërkohë specialistët e monumenteve të kulturës, po konstatojnë me shqetësim grabitjen e shtëpive të braktisura prej të cilave dhunuesit vjedhin gurët e skalitur duke dëmtuar jo vetëm vlerat e trashëgimisë kulturore, por edhe dëshmi të ndryshme historike./libohovaonline.com