Dhunohet një burrë në Gjirokastër, policia arreston 20-vjeçarin

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një të ri. Ai është Aleksandro Vasho, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia thotë se ‘arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në trup dhe fytyrë, shtetasin A.Sh, 40 vjeç, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të tij.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku gjatë kohës për të neutralizuar këtë konflik ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësin e Policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 90, 150 dhe 236/2 i Kodit Penal”