Digjet makina e 47-vjeçarit nga Gjirokastra

Automjeti i një 47-vjeçari nga Gjirokastra është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi në rrugën Tepelenë-Fier në vendin e quajtur “Kryqëzimi Bejarit”. Sipas policisë makina ka qenë në ecje e sipër kur ka marrë flakë. Automjeti tip “Reno Clio”, i përket shtetasit G.S, vjeç 47, banues në Gjirokastër. Nga veprimet e kryera rezulton se, djegia ka ardhur si rezultat  një shkëndije elektrike në motor. Sidoqoftë çështja po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.