Dimër siberian në Shqipëri, 80% e vendit do të mbulohet nga bora

Temperatura deri ne -15 grade pritet te regjistrohen ne Shqiperi gjate fundjaves. Nderkohe qe sherbimi Meteoalb parashikon qe reshjet e bores te zbresin deri ne zonat e ulta.

Rreth 80% e vendit te premten pritet te mbulohet nga bora. Sherbimi meteoalb parashikon qe floket e saj te zbresin deri ne zonat e ulta dhe nuk perjashton mundesine qe te jene te pranishme edhe ne Tirane.

Ne fundjave parashikohet nderprerje e reshjeve nderkohe pritet qe Shqiperia te goditet nga I ftohti Siberian. Sipas sherbimit Meteoalb temperaturat  ne zonat malore parashikohet te shkojne deri ne  -15 grade celcius.

Keto sinoptikanet i konsiderojne temperatuarat me te ulta te ketij dimri nderkohe qe prashikojne te jene te pranishme deri 10 diteshin e pare te muajit, ndonese nuk perjashtojne rikthimin e tyre edhe ne fund te tij.  Vlera te tilla termometri ka shenuar edhe ne te njetjen periudhe vitin e shkuar.