Dimri vonoi, por nuk harroi. Bëhuni gati për dëborë në 27 dhjetor

960110_1016134368413580_3832771119088909139_nDimri vonoi, por nuk harroi. Në prag të ndërrimit të viteve dëbora do të mbulojë vendin. Reshje bore priten në datën 27 Dhjetor edhe në Tiranë ndërsa temperaturat pritet te bien ndjeshëm. Sipas parashikimit, një valë i ftohti pritet të mbërthejë rajonin e Ballkanit ku si pasojë e presionit të ulët atmosferik gjatë paradites së të shtunës pritet të bien dhe reshjet e borës.

Jo të parat për disa qytete, si Puka e Kukësi, por për Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme, kjo do të jetë bora e parë për këtë stinë dimri. Ndërkaq temperaturat pritet të ulen ndjeshëm me disa grade nen zero, sidomos në juglindje ku reshjet e borës do të zgjasin gjatë gjithë paradites, kurse në zonat malore veriore të vendit, bora do të nisë prej pasdites së ditës së premte./BW