Dita e Europës, Kumbaro hipën pianon në Kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)

Eventi për Ditën e Europës këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjirokastrës.

Aktivitetet do të zhvillohen në kalanë e qytetit. Në kuadër të përgatitjeve sot grupi i punës ka ngjitur në kala edhe një piano që do të përdoret gjatë koncertit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka publikuar një video në faqen e saj në Facebook teksa shkruan:

“Dita e Europes kete vit quhet Gjirokaster. E kush tha qe s’e hipim dot pianon ne Kala?! Po s’ka kala qe nuk e merr Kultura. Neser ne darke gjithe Europa ne Argjiro”

Ditë më parë Kumbaro ishte në Gjirokastër bashkë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin për të diskutuar mbi këtë event të rëndësishëm, që është veçanërisht një mundësi shumë e mirë promovimi për Gjirokastrën. Pritet që nesër në Gjirokastër të jetë i pranishëme edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin.