Dita e Europës, shihni çfarë do të ndodhë sonte në Kalanë e Argjiros (VIDEO)

Sot në Kalanë e Gjirokastrës organizohet për herë të parë eventi me rastin e Ditës së Europës.

Pothuajse çdo gjë është gati, ndërsa transmetimi live në RTSH nis në orën 19:00.

Pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ambasada e BE-së në vendin tonë ka shpërndarë në Facebook një video-promo të kësaj ngjarje, e cila konsiderohet gjithashtu si një mundësi shumë e mirë për të promovuar vlerat e Gjirokastrës dhe krejt qarkut.

Aktiviteti organizohet prej Ministrisë së Kulturës, Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Bashkisë Gjirokastër.