Do kujtohet njeri t’i pastrojë këto kosha apo kur të mbarojë fushata?

sdgdfgdfghKjo është pamja e sotme pranë shtëpisë së Kulturës në Libohovë. Koshat e plehrave mbushen e mbushen derisa derdhen dhe sërish nuk kujtohet njeri t’i pastrojë. Me rritjen e temperaturave këto gjithëfarë mbetjesh urbane mund të kthehen në burim infeksionesh, aq më tepër po të kemi parasysh që pranë kësaj rruge kalojnë përditë fëmijët për të shkuar në kopësht. Ky i fundit ndodhet pak më sipër këtyre koshave. 

Fotot mbërritën në faqen tonë nga një lexues i Libohova Online dhe janë shkrepur sot paradite. Në mesazhin që bashkëngjitej me fotot thuhej se plehrat kanë qenë këtu edhe gjatë vizitës së Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në Libohovë. Sigurisht që ky detaj u dha duke u nisur nga rregulli se kur të vjen miku në shtëpi duhet të të gjejë të pastër. Por në fakt, Libohova duhet të jetë e pastër në radhë të parë për ne që jetojmë këtu përditë, pastaj për Lulin e Ilirin që u bie rruga njëherë në katër vjet këtej. Mirë që nuk janë pastruar, por kush ka qenë ajo mendje që i vendosur këto kosha ngjitur me derën dhe dritaren e ish-kinemasë së Libohovës?!

jkdgdfkgdfk