Doktori që kërkon të zgjidhet deputet, Flamur Golemi publikon spotin elektoral (VIDEO)

Flamur Golemi, kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër ka publikuar në faqen e tij në Facebook një spot elektoral, ku ai shfaqet në ambientet e punës.

“Do të jem deputeti i të gjithëve siç kam qenë mjeku i të gjithëve. Në 25 qershor bashkoni zemrat dhe mendjet, për të mos e çuar dëm votën tuaj. Votoni Partinë Socialiste të Shqipërisë, për të vazhduar me reformat dhe investimet. Harroni flamujt e bindjet partiake, kjo është një votë kuqezi”, thotë Golemi.

Shihni videon.