Domate, domate, sa më shumë domate. Efekte magjike për shëndetin

domate-lengNe të gjithë i dimë dhe besojmë në përfitimet e fuqishme të domates dhe ka shumë arsye që është konsideruar një prej super-ushqimeve.

Megjithatë, për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit kanë vendosur për të kryer një eksperiment.
Ata mblodhën gra të moshave të ndryshme, me mbi peshë, dhe iu dhanë nga 250 mili-litra lëng domate çdo ditë për dy muaj. Ndryshimi i parë ishte i dukshëm. Kishte humbje në peshë që ka ndodhur për arsye se janë hequr depozitat e yndyrave në trup.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë se: “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinat stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Për më tepër, këtyre grave u janë marrë analizat e gjakut në fillim dhe në fund të eksperimentit dhe thuhet se niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve – një antioksidant në domate që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan shumë më tepër se që pritej, pra, domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore. Një gotë e vetme në çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Përveç kësaj, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun. Për më tepër, i jep një shkëlqim edhe lëkurës tuaj.

Domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C thelbësore. Gjithashtu është një ilaç i madh natyror për spazmën e muskujve, sepse është e pasur me magnez – 11mg prë 100 gram. Pra, nëse keni pasur një stërvitje të zellshme, një gotë lëng domatje ndihmon muskujt tuaj të forcohen përsëri.