Donte të kalonte ilaçe kontrabandë në Kakavijë, gruaja nga Terihati kallëzohet në Prokurori

Një grua nga fshati Terihat në Dropull është kallëzuar në Prokurori, pasi në makinën e saj iu gjetën ilaçe pa faturë tatimore.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës njofton se ndalimi i saj u bë në pikën doganore të Kakavijës.

“Më datë  18.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.J, vjeç 55, banuese në fshatin Terihat, pasi dyshohet se, në Kakavijë, nga kontrolli në mjetin  tip “Volksvagen”, ju gjetën një sasi medikamentesh mjekësore pa paguar detyrimet doganore. Neni 173 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.