Dorëhiqet drejtori i Tatimeve në Gjirokastër. E zëvendëson një grua?

Vazhdojnë lëvizjet në administratën publike në Gjirokastër. Së fundi mësohet se është dorëhequr drejtori i Tatim-Taksave, Ahmet Çabej. Prej gati dy vitesh Çabej zëvendësoi në këtë detyrë Krenar Kullën. Drejtoria e Tatim-Taksave në Gjirokastër i ishte dhënë LSI-së pas ndarjes së ‘tepsisë’ në vitin 2013.

Pritet që në ditët e ardhshme Arben Ahmetaj të firmosë për drejtorin e ri të këtij institucioni në Gjirokastër. Deri më tani gjasat janë që kjo drejtori të drejtohet nga një grua, megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se si do të rrjedhin gjërat. Disa ditë më parë u shkarkua një tjetër emërim i LSI-së në Gjirokastër, Kristaq Thimio, kreu i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve.