Dorëzimi i formularit të dekriminalizimit, pas Libohovës të shqetësuar edhe këshilltarët e Dropullit

Keshilli Bashkiak DropullKëshilli Bashkiak i Dropullit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Ndër të tjera në rend të ditës ishte edhe çështja e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nga këshilltarët, sipas kërkesave të ligjit për dekriminalizimin.

Njësoj si për këshilltarët e Libohovës, edhe këshilltarët e Dropullit e ke kanë parë me shqetësim çështjen që ky formular duhet dorëzuar personalisht nga secili anëtar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kreu i Këshillit, Spiro Dhjamanti ka thënë për mediat se formulari është plotësuar nga të gjithë këshilltarët, ndërsa është problem dorëzimi dorazi i tij në Tiranë nga çdo këshilltar.

Ligji i dekriminalizimit pritet që të prekë një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Dropullit, nëse ai do të dënohet me vendim gjykate.

Është fjala për këshilltarin e LSI-së, Jorgji Ruçi, i cili u ndalua nga policia pak ditë më parë pasi vidhte energji elektrike për restorantin e tij në fshatin Terihat.

|Libohova Online|